image "Kujdesuni për neve atje nalt, se na s'mujtëm ktu poshtë", fjalimi i shoqes në varrimin e nxënësve në Deçan - Sinjali

“Kujdesuni për neve atje nalt, se na s’mujtëm ktu poshtë”, fjalimi i shoqes në varrimin e nxënësve në Deçan

news image

Ka filluar ceremonia e varrimit të dy nxënësve që u vranë të premten në Gllogjan, shkruan Gazeta Sinjali.

E në këtë ceremoni, ka folur edhe një shoqe e Gentës e Ledianit. Ajo mes lotësh ka thënë: “Ledian Genta, kur u ndamë pse s’më treguat që s’do të shihemi më kurrë, do t’iu përqafoja fortë dhe s’do iu lëshoja kurrë“.

“E si mund t’iu themi lamtumirë kur porsa kemi filluar të jetojmë. Ledian Genta, kur u ndamë pse s’më treguat që s’do të shihemi më kurrë, do t’iu përqafoja fortë dhe s’do iu lëshoja kurrë. Genta detyrat e papërfunduara i ke lënë, fletoren e shënimeve kujt ia le. Pse Gentë nxitove aq shumë të hipje në autobus”, ka thënë shoqja e Gentës e Ledianit.

/GazetaSinjali


Shpërndaje artikullin