image Kujdestari i klasës sulmon fizikisht dy nxënëse në Suharekë

Siguri

Kujdestari i klasës sulmon fizikisht dy nxënëse në Suharekë

news image

Një mësues nga Suhareka gjatë ditës së djeshme përfundoi në pranga të Policisë së Kosovës, pasi gjatë ushtrimit të profesionit, ushtroi dhunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se kujdestari i një klase, sulmoi fizikisht dy nxënëse të shkollës së fshatit.

Sinjali mëson po ashtu se i dyshuari është liruar pas intervistimit. /Gazeta Sinjali/