Nuk ishte një ditë e mirë për peshkatarët në ishullin rus ‘Russky’. Plot 20 vetura përfunduan në ujë pasi u ça akulli.
Incidenti ndodhi dje kur peshkatarët kishin shkuar për të peshkuar.
Disa vetura përfunduan tërësisht në ujë ndërsa disa të tjera u fundosën deri në 2 metra thellësi. Shërbimet erdhën menjëherë duke arritur të shpëtonin disa nga veturat. /Gazeta Sinjali/