image Kufizimi i shpejtësisë në autostradat gjermane, kërkohet studim para vendimit

Botë

Trafik/ Kufizimi i shpejtësisë në autostradat gjermane, kërkohet studim para vendimit

news image

Debati nëse Gjermania duhet të prezantojë një kufi shpejtësie në autostradat e saj rritet, një ekspert i ligjit të trafikut i bëri sot thirrje qeverisë të kryejë një studim gjithëpërfshirës mbi këtë çështje.

Ansgar Staudinger, kreu i konferencës vjetore të ligjit për trafikun VGT, deklaroi se qeveria duhet të hetojë se çfarë ndikimi mund të ketë një kufi i shpejtësisë 130 kilometra në orë në siguri dhe mjedis.

“Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për këtë çështje”, deklaroi eksperti i të ligjit të trafikut.

Gjermania është e njohur në të gjithë botën për mungesën e kufirit të shpejtësisë në shtrirje të mëdha të autostradave të saj. /Gazeta Sinjali/