Debati nëse Gjermania duhet të prezantojë një kufi shpejtësie në autostradat e saj rritet, një ekspert i ligjit të trafikut i bëri sot thirrje qeverisë të kryejë një studim gjithëpërfshirës mbi këtë çështje.
Ansgar Staudinger, kreu i konferencës vjetore të ligjit për trafikun VGT, deklaroi se qeveria duhet të hetojë se çfarë ndikimi mund të ketë një kufi i shpejtësisë 130 kilometra në orë në siguri dhe mjedis.
“Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për këtë çështje”, deklaroi eksperti i të ligjit të trafikut.
Gjermania është e njohur në të gjithë botën për mungesën e kufirit të shpejtësisë në shtrirje të mëdha të autostradave të saj. /Gazeta Sinjali/