image Kualifikohen dy skuadra në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

Futboll

Kualifikohen dy skuadra në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

news image

Janë zhvilluar sonte ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve.

Pas tetë ndeshjeve të luajtura sonte janë mësuar dy skuadrat e para që kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën 1/16 të LK.

Bayerni arriti të mposht Benficën 5-2, dhe me këtë fitore ka grumbulluar 12 pikë në grupin E duke arritur të kualifikohet tutje.

Në anën tjetër edhe Juventusi siguroi kalimin tutje pas fitores 4-2 kundër Zenitit.

‘Bianconerët’ prijnë në grupin H me 12 pikë, dhe kanë siguruar një vend në fazën tjetër.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë skuadrat tjera që do të kualifikohen për fazën 1/16.  /Gazeta Sinjali Sporti/