image Duka reagon pas besimit të UEFA-s: Kemi shumë punë, do ta nderojmë Shqipërinë dhe futbollin tonë

Futboll

Duka reagon pas besimit të UEFA-s: Kemi shumë punë, do ta nderojmë Shqipërinë dhe futbollin tonë

news image

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e zv.presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Pas besimit të këtij posti ka reaguar edhe vetë Duka, i cili tha se ky post tregon vlerësimin e madh që i bëhet futbollit shqiptar e punës së madhe që është bërë në këto vite, teksa shprehu nderimin që po ndjenë.

“26 shtatori 2023 do të mbetet një datë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm sepse familja e madhe e futbollit europian, UEFA, na besoi organizimin e Kampionatit Europian për 17 vjeçarët në vitin 2025-të. Ky Kampionat Europian është padiskutim organizimi më i madh në historinë e futbollit tonë dhe duhet të jemi shumë krenar që pas organizimit të sukseshëm të shumë aktiviteteve europiane tani na u besua një kompeticion kaq prestigjoz”, u shpreh ndër tjera ai.

Reagimi i plotë i Dukës:

Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju lajmin se nga sot më është besuar detyra e Zëvëndës Presidentit të UEFA-s. Ndihem shumë i nderuar nga ky besim që më ka dhënë komiteti i futbollit europian. Ky është padiskutim një privilegj i madh për mua por në të njëjtën kohë është dhe një vlerësim i madh që i bëhet futbollit shqiptar e punës së madhe që është bërë në këto vite.

Komuniteti i futbollit shqiptar sot ka një vend në drejtimin e futbollit europian dhe sëbashku do të japim kontributin tonë për mbarëvajtjen dhe strategjitë zhvillimore të futbollit në të gjithë Europën.

26 shtatori 2023 do të mbetet një datë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm sepse familja e madhe e futbollit europian, UEFA, na besoi organizimin e Kampionatit Europian për 17 vjeçarët në vitin 2025-të. Ky Kampionat Europian është padiskutim organizimi më i madh në historinë e futbollit tonë dhe duhet të jemi shumë krenar që pas organizimit të sukseshëm të shumë aktiviteteve europiane tani na u besua një kompeticion kaq prestigjoz.

Përpara kemi shumë punë, na presin sfida të rëndësishme, por sëbashku me Qeverinë shqiptare, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkitë e qyteteve që do të mirëpresin këtë kompeticion, do të arrijmë të bëjmë një organizim të shkëlqyer që do të nderojë Shqipërinë dhe futbollin tonë.

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/pfbid09d5fprXzh7RAtMxmQG9PHJcEw3dMfBTkZTYtakqdwapo6avJZbDtweN73kjizyT8l?cft[0]=AZX0eaZfn61R3nB-OhCIuWKN0rKUZQk2XN1jb9BAEyWEktyUYtToy-LAyRItcFvJFUIubAVKC63g0M9kZOYfniCp-hOo361pNNwVPSYafeQkh30lgOTFq-AYwzFTs3iaOKM&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjaliSport/