image Kualifikimet për “Katar 2022”: Holandë – Turqi, kampioni i botës në program dhe Portugalia luajnë sot

Futboll

Kualifikimet për “Katar 2022”: Holandë – Turqi, kampioni i botës në program dhe Portugalia luajnë sot

news image

Kualifikimet për kampionatin botëror vazhdojnë edhe sot, transmeton Sinjali Sport.

Ndeshja më interesante e ditës është ndërmjet Holandës dhe Turqisë.

Tulipanët presin në “Johan Cruijff Arena” skuadrën turke me fillim nga ora 20:45.

Turqia prin në Grupin G me 11 pikë, derisa holandezët mbajnë pozitën e dytë me 10 pikë.

Franca si kampion i botës në fuqi pret Finlandën në “Groupama Stadium”.

Tre gjelat vijnë pas dy barazimeve me Bosnjën dhe Ukrainën, derisa kryesojnë në Grupin D me 9 pikë, kurse Finlanda është e dyta me 5 pikë.

Takimi i vetëm i ditës që luhet nga ora 18:00 është mes Azerbaijxhanit dhe Portugalisë.

Kampionët evropian të vitit 2016-të luajnë në udhëtim në Baku.

Portugalia është pa Ronaldon në këtë ndeshje, pasi me kartonin e verdhë ndaj Irlandës është suspenduar për këtë përballje.

Vendasit janë të fundit në grup me 1 pikë, kurse mysafirët në pozitën e dytë me 10 pikë.

Ndeshjet tjera të ditës që luhen nga ora 20:45:

Republika e Irlandës – Serbia

Bosnja dhe Hercegovina – Kazakistan

Austria – Skocia

Danimarkë – Izrael

Ishujt Faroje – Moldavi

Mali i Zi – Letonia

Norvegjia – Gjibraltari

Kroacia – Sllovenia

Rusia – Malta

Sllovakia – Qipro  

 /Gazeta Sinjali Sporti/