image Ku mund të udhëtoni me një pasaportë shqiptare?

Rajon

Ku mund të udhëtoni me një pasaportë shqiptare?

news image

Pasaporta e Shqipërisë është renditur e 52-ta në listë sa i përket pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2019, transmeton Sinjali.

Sipas të dhënave nga Henley Passport Index, me pasaportë të Shqipërisë mund të udhëtoni pa viza në 113 vende. Këtu përfshihen edhe disa nga vendet në të cilat iu jepet vizë pasi të mbërrini, dhe ato me TA (autorizim elektronik).

Pra, pasaporta shqiptare, ju ofron qasje në këto vende:

Azi – Banglladesh, Kamboxhia, Hong Kong, Indonezi, Kirgistan, Laos, Makao, Malajzi, Maldive, Nepal, Singapor, Korea e Jugut, Shri Lankë dhe Timor-Leste.

Afrikë – Ishujt Kepi i Gjelbër, Ishujt Komore, Egjipt, Gambi, Guinea Bisau, Kenia, Madagaskar, Malaui, Mauritani, Mauritius, Majot, Mozambik, Reunion, Ruandë, Sejçells (Seychelles), Somali, Tanzani, Togo, Ugandë, Zambi, Zimbave, Mikronezi, Kaledonia e Re, Niue, Ishujt Palau, Samoa dhe Tuvalu.

Europë – Andora, Austri, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnje dhe Hecergovinë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Ishujt Faroe, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Grinlandë, Hungari, Islandë, Itali, Kosovë, Letoni, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Moldavi, Monako, Mali i Zi, Holadë, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, San Marino, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Ukrainë dhe Vatikan.

Karaibe – Antigua dhe Barbuda, Aruba, Barbados, Bonaire – St. Eustatius dhe Saba, Dominika, Republika Domenikane, Indet Perëndimore, Haiti, Xhamajka, Sint Maarten, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Trinidad dhe Tobago.

Amerikë – Bolivi, Brazil, Kili, Kolumbi, Ekuador, El Salvador dhe Guiana Franceze.

Lindja e Mesme – Armeni, Gjerogji, Iran, Izrael, Palestinë dhe Turqi.

Më mirë se Shqipëria, në këtë aspket qëndron Maqedonia e Veriut. Gjithmonë, duke u bazuar në të dhënat e Henley Passport Index, me një pasaportë maqedonase mund të udhëtoni pa vizë në 123 vende, duke e renditur Maqedoninë e Veriut në vendin e 46-të. Kurse Kosova është renditur e 100-ta, me një pasaportë që të ofron qasje në 41 shtete./Sinjali/