image Ja ku mund të udhëtoni me pasaportë shqiptare

Kuriozitet/ Ja ku mund të udhëtoni me pasaportë shqiptare

news image

Pasaporta e Shqipërisë është renditur e 52-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë për vitin 2019, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave nga “Henley Passport Index”, me pasaportë të Shqipërisë mund të udhëtohet  pa viza në 113 vende. Këtu përfshihen edhe disa nga vendet në të cilat iu jepet vizë pasi të mbërrini, dhe ato me TA (autorizim elektronik).

Pasaporta shqiptare, ju ofron qasje në këto vende:

Europë – Andora, Austri, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnje dhe Hecergovinë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Ishujt Faroe, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Grenlandë, Hungari, Islandë, Itali, Kosovë, Letoni, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Moldavi, Monako, Mali i Zi, Holadë, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, San Marino, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Ukrainë dhe Vatikan.

Azi – Banglladesh, Kamboxhia, Hong Kong, Indonezi, Kirgistan, Laos, Makao, Malajzi, Maldive, Nepal, Singapor, Korea e Jugut, Shri Lankë dhe  Timor-Leste.

Afrikë – Ishujt Kepi i Gjelbër, Ishujt Komore, Egjipt, Gambi, Guinea Bisau, Kenia, Madagaskar, Malaui, Mauritani, Mauritius, Majot, Mozambik, Reunion, Ruandë, Sejçells (Seychelles), Somali, Tanzani, Togo, Ugandë, Zambi, Zimbave, Mikronezi, Kaledonia e Re, Niue, Ishujt Palau, Samoa dhe Tuvalu.

Amerikë – Bolivi, Brazil, Kili, Kolumbi, Ekuador, El Salvador dhe Guiana Franceze.

Karaibe – Antigua dhe Barbuda, Aruba, Barbados, Bonaire – St. Eustatius dhe Saba, Dominika, Republika Domenikane, Indet Perëndimore, Haiti, Xhamajka, Sint Maarten, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Trinidad dhe Tobago.

Lindja e Mesme – Armeni, Gjerogji, Iran, Izrael, Palestinë dhe Turqi.

Më mirë se Shqipëria, në këtë aspket qëndron Maqedonia e Veriut. Gjithmonë, duke u bazuar në të dhënat e Henley Passport Index, me një pasaportë maqedonase mund të udhëtoni pa vizë në 123 vende, duke e renditur Maqedoninë e Veriut në vendin e 46-të. Kurse Kosova është renditur e 100-ta, me një pasaportë që të ofron qasje në 41 shtete./Sinjali/