image “Ku je nis kështu oj lopë”, deputetja Matoshi fyhet rëndë nga një komentuese pas veshjes në Kuvend - Sinjali

“Ku je nis kështu oj lopë”, deputetja Matoshi fyhet rëndë nga një komentuese pas veshjes në Kuvend

news image

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka marr vëmendje me veshjen me të cilën është paraqitur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo u paraqit në seancë e veshur me një duks dhe patika.

Një fotografi me këtë veshje, ajo e ka postuar edhe në llogarinë e saj në Instagram.

Menjëherë pas kësaj, kanë filluar reagimet.

Ka qenë vetë Matoshi, ajo e cila ka publikuar mesazhin që ka marr nga një grua, e cila e fyen rëndë deputeten.

“Ku je nis kështu oj lopë, se na bane horë, beso që marre që je deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Femër budall. Marre marre. Phuuuuuu”, i ka shkruar ajo deputetes.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: