image Kthehet studentja shqiptare e cila jetonte në kampusin e universitetit të Wuhanit

Rajon

Siguri/ Kthehet studentja shqiptare e cila jetonte në kampusin e universitetit të Wuhanit

news image

Vajza shqiptare studentja Silva Doci e cila jetonte e vetme në kampusin universitar në Wuhan po kthehet prej andej në bordin e një avioni ushtarak turk.

Ajo ka kryer kontrolle dhe ka rezultuar si e pa prekur nga koronavirusi. Studentja shqiptare tregoi historinë e saj për T.Ch. disa ditë më parë ndërsa ishte duke kryer kontrollet mjekësore.

Fatmirësisht ajo është shëndoshë e mirë dhe aktualisht ndodhet jashtë zonës së rrezikut dhe në rrugën e kthimit për në shtëpi.

Avioni transportues i Forcave Ajrore të Turqisë me të cilin po evakuohen shtetas turq dhe qytetarë të shteteve tjera, përfshirë një shtetas shqiptar për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri nga qyteti Wuhan i Kinës, pas furnizimit me karburant në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator, është nisur drejt Turqisë.

Atje të gjithë do mbahen ne karantinë për 14 ditë aq sa është edhe koha kur mund të shfaqet virusi i rrezikshëm, megjithëse nga kontrollet e para asnjë prej atyre që udhëtonin nuk rezultoi i prekur. /Gazeta Sinjali/