image Kthehen nga Turqia kontingjenti i FSK-së, priten me nderime nga Kurti e Mehaj

Siguri

Kthehen nga Turqia kontingjenti i FSK-së, priten me nderime nga Kurti e Mehaj

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë pritur në takim 39 pjesëtar të forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit.

Ministri Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se FSK është krenari jonë, heronjtë tanë që përveçse shpëtuan jetë njerëzore treguan edhe nivel të lartë profesionalizmi.

“Rastet e tilla të fatkeqësive janë momentet të cilat përcaktojnë miqtë dhe karakterin e vërtetë të secilit, dhe në këtë rast, gatishmëria e menjëhershme e pjesëtarëve të FSK-së për të ofruar ndihmën tuaj në operacionin e kërkim-shpëtimit miqve tanë turq, tregon për një fisnikëri e ndjenjë mirësie që tejkalon njerëzoren. Këta janë krenaria jonë, heronjtë tanë që përveçse shpëtuan jetë njerëzore treguan edhe nivel të lartë profesionalizmi.” – ka thënë Mehaj.

Mehaj tutje ka thënë se puna e tyre flet shumë më shumë për ta se secili prej nesh.

“Çfarëdo fjale miradie nuk shpreh mjaftueshëm mirënjohjen ndaj ushtarëve tanë, megjithatë i falënderoj edhe një herë. Puna e tyre flet shumë më shumë për ta se secili prej nesh. Ndërsa ky rast tregon se dallimi ndërmjet kombeve është i papërfillshëm kur bëhet fjalë për jetët njerëzore, këtu lidhja mes shteteve bëhet më e fortë e shumë reale. Këtë ndjenjë mirënjohje e pamë edhe sonte kur në mesin e familjarëve kishte edhe shumë qytetarë të komunitetit turk, të cilët nuk kishin familjar në mesin e ushtarëve tanë, por që shpirtërisht me këtë akt humaniteti të treguar nga ana e FSK-së, i ndjenin të afërt, e po i prisnin ashtu si nëna pret djalin, apo motra, vëllaun.” – ka thënë ai.

/GazetaSinjali/