image Kthehen në punë pas 3 muajsh, Britania ul çmimet 70% për t'i joshur blerësit

Botë

Kthehen në punë pas 3 muajsh, Britania ul çmimet 70% për t’i joshur blerësit

news image

Në Britani të Madhe, sot kanë filluar të kthehen në punë sërisht, pas tre muajsh bllokim nga qeveria për shkak të pandemisë.

Dyqanet e mëdha në Britani, kanë vendosur që sot, në ditën e parë të hapjes, t’i ulin çmimet për 70% me qëllim për t’i joshur qytetarët drejt tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, Zyra e Statistikave Kombëtare, në Britani, ka deklaruar se rreth 64% e britanezëve, kanë frikë që të dalin nga shtëpitë e tyre, menjëherë pas heqjes së bllokimit nga qeveria.

Sipas një studimi, 20% e qytetarëve, nuk do të shkelin më kurrë në dyqane, pasi pandemia ka bërë që të mësohen të porosisin online.

Ndërkohë, dyqanet kanë paralajmëruar se kanë ndërmarrur të gjitha hapat e duhur për të mbajtur distancën mes qytetarëve, si dhe kanë kërkuar që të mos paguajnë me para por me kartelë bankare.

Gjithashtu, në dyqane do të ketë masa mbrojtëse, si xhama prej plastike, në mënyrë që të mbrohen nga mundësia e infeksionit.

Ndërkaq, kryeministri britanik, Boris Johnson, ditë më parë deklaroi që hapja e shtetit nga bllokimi, do të kthejë vendin aty ku ishte para se të shfaqej pandemia, dhe i inkurajon qytetarët që të jenë optimist./ Gazeta Sinjali/