Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se kanë arritur në Kosovë 38 kosovarë që ndodheshin në Slloveni.
Bashkëatëdhetarët kanë hyrë në Kosovë të shtunën, ndërsa transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.
“Në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën kemi mundësuar kthimin në Kosovë të 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni. Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private. 38 qytetarët e Kosovës kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/