image Kthehen deputetët në Kuvend, vazhdon seanca për votimin e qeverisë Kurti

Kosovë

Qeveria/ Kthehen deputetët në Kuvend, vazhdon seanca për votimin e qeverisë Kurti

news image

Pas më shumë se një ore pauzë, deputetët janë kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar seancën plenare për votimin e qeverisë së re.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka njoftuar që kanë mbetur edhe 13 deputetë për ta marrë fjalën.

Kujtojmë që ende nuk është hedhur në votim  kabineti qeveritar i propozuar nga mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti./ Gazeta Sinjali/