Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.
Nikolla ka dënuar dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it, ndërsa thekson se autoritetet e Kosovës janë treguar të përgjegjshme.
Ajo u bën thirrje autoriteteve serbe të përmbahen dhe të kontribuojnë që situata të mos përshkallëzohet.
Reagimi:
Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjn përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës.