Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se ditëve të fundit një profil i rremë po qarkullon në emër të tij, duke shpërndarë mesazhe të ndryshme, me kërkesa për dërgimin e dokumenteve të tyre personale, shkruan Gazeta Sinjali.
Kësisoj, kryetari Gashi ka kërkuar nga qytetarët që të injorojnë çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, po ashtu, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente.
“Ju bëjë thirrje të gjithëve që të injoroni çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, si dhe ju konfirmoj se profili i vetëm i vërtetë është ky që aktualisht kam në përdorim,njëkohësisht kam ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente, uroj që shpejtë të përfundojnë procedurat dhe të zbardhet ky rast”, ka thënë Gashi.
Më poshtë gjeni disa nga mesazhet që shpërndahen nga ky profil i rrem: