Kryetari i Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schäuble, priti sot në Berlin për herë të parë homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca, transmeton Sinjali.
Mediat gjermane raportojnë se takimi ndërmjet dy homologëve është miqësor dhe pa ngarkesa, pasi Parlamenti Gjerman është në javën e fundit të seancave plenare. /Gazeta Sinjali/