image Deputetët e Bundestagut - Kurtit: Politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën

Politikë

Deputetët e Bundestagut – Kurtit: Politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën

news image

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim deputetët e Parlamentit gjerman, Christian Petry nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe Boris Mijatoviq nga Partia e Gjelbër.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, deputetët gjermanë theksuan se te politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, duke premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta.

Deputeti Mijatoviq theksoi rëndësinë e faktit që në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë gjermane është i theksuar integriteti territorial i Bosnjës dhe se kjo vlenë për tërë rajonin, njofton ZKM.

Deputeti Petry, njofton ZKM, është shprehur i gëzuar që Kosova është rreshtuar me shtetet që shkojnë drejt Bashkimit Evropian. Si socialdemokrat, Petry tha se ka pasur dëshirë që të uroj edhe personalisht Kurtin për qeverinë e re.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë të drejtësisë dhe qeverisje të mirë. Ai i njoftoi se sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike është 9.9 %, e që përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë. Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me një rritje prej 12% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Bazuar në indikatorët ekonomikë, ekonomia vendore po përformon mirë, me rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66%, të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, e investimet e huaja për 53%”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/