image Kryetari i Vushtrrisë jep detaje për 15 rastet e reja me koronavirus

Shëndetësi

Kryetari i Vushtrrisë jep detaje për 15 rastet e reja me koronavirus

news image

Komuna e Vushtrrisë sot pas konfirmimit të 15 rasteve të reja me koronavirus.

Prej tyre, 9 janë anëtarë të njëjtës familje, 1 qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerat janë raste kontakti.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

“Është tepër vështirë me luftu me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga 1 i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste.
Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur”, ka shkruar Tahiri./Gazeta Sinjali/