Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka filluar dezinfektimi i hapësirave në Akademinë për Siguri Publike, e cila do të jetë në dispozicion për karantinë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sot ekipet e Komunës së Vushtrrisë kanë bërë dezinfektimin e hapsirave në Akademinë për Siguri Publike që do të jenë në dispozicion për karantinë, nëse për këtë paraqitet nevoja”, ka shkruar Tahiri./GazetaSinjali/