image Kryetari i Vitisë tregon për gjendjen e të prekurve me koronavirus: 100 maska na i ka sjellë ministria, shumë pak janë

Kosovë

Shëndetësi/ Kryetari i Vitisë tregon për gjendjen e të prekurve me koronavirus: 100 maska na i ka sjellë ministria, shumë pak janë

news image

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti në një prononcim për Gazetën Sinjali, ka thënë se situata është stabile dhe nën kontroll në komunën të cilën ai e drejton.

Haliti ka theksuar se gjendja e personave të prekur  nga virusi Covid-19 është shumë e mirë.

“Situata është e qetë, ende e qetë është , s’kemi për të tretën ditë, në kontroll është një herë. Ishalla nuk përhapet më shumë. Për fat të mirë na kanë dal negative edhe rezultatet e komponentës shëndetësore. Gjendja e personave të infektuar me koronavirus është e mirë shumë. E atyre pacientëve që janë në spital po thonë mjekët është pak më e dobët”, ka thënë Sokol Haliti për Gazetën Sinjali.

Kryetar i Komunës së Vitisë ka thënë se Ministria e Shëndetësisë u ka dërguar 100 maska, dorëza dhe disa syza për ta luftuar koronavirusin, të cilat sipas Halitit nuk janë të mjaftueshme.

“Ka pru, por pak janë për një kohë. Ishalla na sjellin se me 100 maska edhe do doreza e syza pak janë, shumë pak janë. Megjithatë atë ka filluar ishalla po na i sjellin”, ka thënë ai.

I pari i Vitisë më tej ka thënë se kanë pasur nevojë për ushqim, pasi kanë qenë të izoluar. Sipas tij familjet me gjendje jo të mirë sociale kanë pasur vështirësi, por që në ndihmë u ka dalë Kryqi i Kuq me 200 pako ushqimore dhe miell.

“Ne furnizim për ushqime kemi pas me që jemi në karantinë për të 9ditë. Ja kemi dal, pasi po furnizohen marketet nuk po kemi krizë të madhe. Komponentën sociale e kemi pak me keq, por dje me kryqin e kuq na I kanë sjellë 200 pako ushqimore, kemi sillu me i shpërnda”.

Në Kosovë deri më tani 24 persona janë të infektuar me koronavirus, 7 prej tyre janë nga komuna e Vitisë. /Gazeta Sinjali/