COVID-19

Të infektuar

1038

Të shëruar

791

Të vdekur

30

Masat/ Kryetari i Vitisë: Qeveria s’na ka pyetur për vazhdimin e karantinimit

news image

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, thotë se nuk është konsultuar nga Qeveria e Kosovës për vazhdim të karantimit të kësaj komune për shkak të koronavirusit.

Haliti ka thënë se nuk duhet të ketë shkëputje të komunikimit nga niveli qendror me atë komunal.

“Vendim i nivelit qendror është marrë pa u konsultuar fare me nivelin komunal, nuk bën të ketë shkëputje nga niveli komunal se na ballafaqohemi drejtpërdrejt edhe e dimë situatën shumë më mirë, mirëpo tash është marrë vendim dhe kështu do të mbetet”, deklaroi Haliti në Dukagjin.

Aktualisht, në Viti janë vetëm 7 të prekur me COVID-19, pavarësisht se rasti i parë ishte nga kjo komunë.

Haliti tha se kjo është falë menaxhimit të mirë të situatës nga të gjitha institucionet e përfshira si dhe qytetarët. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin