Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se mungojnë pajisjet kryesore për menaxhimin e situatës.
Haliti thotë se përveç situatës së koronavirusit me të cilën po përballet Vitia, komuna ka edhe probleme tjera, me të cilat funksionimi po bëhet secilën herë më i vështirë.
“Ne i kemi mbi 50 mijë banorë, përveç situatës emergjenti, kemi edhe të tjerë të sëmurë kronik, kemi invalide, kemi persona me asistencë sociale, edhe ashtu ne e kemi pasur të vështirë funksionimin. Por, me pajsisje mangu po vështirësohet funksioni edhe më shumë”, ka thënë Haliti në një emsion televiziv.
Qyteti i Vitisë po ndodhet në karantinë, pasi deri tani aty janë shënuar 7 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/