image Kryetari i Tetovës e pranon përkrahjen e Kurtit për opozitën në Maqedoni: Doli në pah fronti i bashkuar

Politikë

Kryetari i Tetovës e pranon përkrahjen e Kurtit për opozitën në Maqedoni: Doli në pah fronti i bashkuar

news image

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tetovë, duke thënë se Qeveria nuk ia doli ta fsheh apo kontrollojë frikën nga zgjedhja e ardhshme.

Ai tha se si rrejdhojë e kësaj, doli në pah fronti opozitar i bashkuar dhe me një përkrahje nga kryeministri Albin Kurti.

“Qeveria nuk ia doli ta fsheh apo kontrollojë frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, sidomos kur në pah doli fronti opozitar i bashkuar dhe me një përkrahje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Kasami.

“E kuptojmë shqetësimin e Presidentit dhe Qeverisë, të cilës për çudi me përkrahje e reagime i doli krah edhe Beogradi, dhe e dimë se retorika e këtillë politike, nuk ka të bëjë aspak me vizitën e Albin Kurtit, por ka të bëjë me shqetësimin se opozita shqiptare në RMV po bashkohet dhe kësisoj ia numëron ditët kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit. Ardhja e kryeministrit Kurti sa ishte respekt dhe nder për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po aq ishte edhe respekt për shtetin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin është nënshkruar memorandumi i projektit të përbashkët, rrugës Tetovë-Prizren”, ka shkruar ai më tutje.

Vizita e Kurtit në Maqedoni është vlerësuar si ndërhyrje në politikën shqiptare atje. Megjithatë, nga kabineti i Kurtit është vlerësuar si vizitë private e personale.

/GazetaSinjali/