Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që të ketë vështirësi në qarkullimin e veturave, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se rrugët për në Javor, Lluzhnicë, Greiçevc, janë vështirë të kalueshme.
“Për momentin jemi tek Qafa e Duhlës dhe ekipet janë në teren, por më duhet t’ju njoftoj se rrugët për Javor, Luzhnicë, Greiçevc etj janë vështirë te kalueshme, nga reshjet e fundit të borës. Ne do ta bëjmë të pamunduren që të veprojmë përballë kësaj situate, e cila duket se do të jet e vështirë sonte”, shkroi në Facebook Muharremaj./Gazeta Sinjali/