image Kryetari i Suharekës ndërmerr masa emergjente pas rastit të parë me koronavirus - Sinjali

Shëndetësi/ Kryetari i Suharekës ndërmerr masa emergjente pas rastit të parë me koronavirus

news image

Pasi dje u shënua rasti i parë me koronavirus në Suharek, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka ndërrmar disa masa emergjente.

Këto janë masat e ndërmarra mbrëmë në orët e vona në Suharekë:

Shtabi Emergjent në Komunën e Suharekës, pas analizës së situatës së krijuar ka vendosur të realizohen këto masa:

– Ndalohen tubimet publike kudo në tërë territorin e Komunës së Suharekës. Ju lutem qëndroni në vendbanimet tuaja (Shtëpi, banesa, etj) dhe asesi të mos lëvizni pa një arsyje emergjente;

– Kërkohet nga Policia që të veprohet kudo ku shihen tubime, përfshirë edhe ato në natyrë të hapur;

– Në institucionet komunale të gjithë punonjësit mbi moshën 60 vjeçare, lirohen nga puna deri në një vendim të ardhshëm;

– “Lagjia e Re” (Sllogja) në qytet nga i cili vjen edhe rasti i parë, do ta ketë kontrollin e rreptë të institucioneve shëndetësore dhe të sigurisë, derisa të kontaktojmë me institucionet relevante për vendime të reja;

– Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që urgjentisht të na furnizoj me materialet e nevojshme.

– Ju lutemi qëndroni në shtëpi, sepse kjo ua shpëton jetën.

Bali Muharremaj


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: