image Kryetari i Shtimes për kolegun që i vdiq nga koronavirusi: Shpresoja që do ta përballonte këtë sfidë

Kosovë

Kryetari i Shtimes për kolegun që i vdiq nga koronavirusi: Shpresoja që do ta përballonte këtë sfidë

news image

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka ngushëlluar familjen e Afrim Tafës, zyrtar në këtë komunë, i cili vdiq sonte si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ismajli është shprehur se këto ditë vazhdimisht ka pasur kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe me familjarët e viktimës, ndërsa shton se shpresonte që ai do ta përballonte këtë sfidë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Tafa”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/pdknaimismajli/photos/a.565264333864955/1361231260934921/?type=3&theater