Pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe shiu në Komunën e Rahovecit, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi i ka dërguar raportin ku thotë se vlera e dëmit të shkaktuar kalon është mbi 2 milionë, kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Sipas vlerësimit të komisionit, Latifi njofton se sipërfaqet e tokave bujqësore të prekura nga breshri janë mbi 700 hektarë dhe përfshijnë këto zona: Rahovec (zona Hamoc), Brestoc, Nagac, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Zaqisht, Retijë dhe Krushë e Madhe. Poashtu, breshër në sasi më të vogël ka pasur edhe në zonat e tjera të komunës.
“Në raportin e përgatitur nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, është paraqitur në mënyrë të përgjithësuar: sipërfaqja e dëmtuar, rendimenti i pritur për secilin sektor si dhe vlera e dëmit të shkaktuar e që në total kap shumën: 2,641,100.88 euro”, ka njoftuar Latifi.
Ai ka thënë se kanë bërë kërkesë për dëmshpërblim të dëmeve që u janë shkaktuar fermerëve./ Gazeta Sinjali/