image Kryetari i Pejës tregon si u morën çelësat e u vodh vetura e Komunës

Siguri

Kryetari i Pejës tregon si u morën çelësat e u vodh vetura e Komunës

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka treguar se si ka ndodhur vjedhja e një prej veturave të Komunës mbrëmë.

Muhaxheri, ka potencuar se nuk është vjedhur vetura e tij personale, por një veturë e Komunës.

Valon Loxha nga Peja, që tashmë është i dyshimtë për vjedhje veturash, ka përcjellë me vëmendje punonjësin e Komunës për të parë ku i ka lënë çelësat, që më pas ta merrte veturën.

E ka marrë një prej veturave të Komunës së Pejës. Ai (Valon Loxha) i ka marrë çelësat e veturës në recepsion dhe është larguar. Gjatë ditës e ka parë kolegun e çelësave duke i lënë, dhe mandej ka hi i ka marrë çelësat diku pas mesnate dhe e ka lënë veturën diku në Rugovë”, tha Muhaxheri për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/