image Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka një thirrje për mësimdhënësit e kësaj komune

Kosovë

Arsim/ Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka një thirrje për mësimdhënësit e kësaj komune

news image

Kryetari i Komumës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në konsultim me drejtorin e Arsimit të kësaj komune, Besim Avdimetaj, u kanë bërë thirrje mësimdhënësve të shkollave të kësaj komune që të angazhohen për mësimdhënie nga distanca për nxënësit e tyre.

Muhaxheri iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që të fillojnë me mësimin online, t’i ngarkojnë nxënësit me detyra dhe të kontrollojnë nëse po i kryejnë apo jo.

“Meqenëse teknologjia informative e mundëson komunikimin pa shpenzime, ibëjmë thirrje mësimdhënësve që nepermjet saj ti ngarkojnë nxënësit me detyradhe t’i kontrollojnë nëse ata po i kryejnë gjatë dites. Në këtë mënyrë ata inxisin fëmijët për lexime dhe mësime. Komuan e Pejës i bën thirrje edhe drejtorëve të shkollave që të komunikojnëvazhdimisht me mësimdhënës dhe ta mbështesin mësimdhënien nga distanca. Jemiduke kaluar nëpër situatë të pa zakont, andaj duhet të gjejmë së bashku metodapër të jetuar dhe punuar në të gjitha aspektet”, ka thënë Muhaxheri./GazetaSinjali/