image Kryetari i Pejës e publikon videon e një gruaje që i hedh vetë mbeturinat dhe pastaj i fotografon - Sinjali

Kryetari i Pejës e publikon videon e një gruaje që i hedh vetë mbeturinat dhe pastaj i fotografon

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka publikuar sot një video, në të cilën shihet një grua e cila i hedh vetë mbeturinat dhe pastaj i fotografon, shkruan Gazeta Sinjali.

Muhaxheri ka thënë se nga tash e tutje do të filmohen të gjithë qytetarët që bëjnë veprime të tilla të ulëta.

“I hedh mbeturinat dhe pastaj i fotografon! Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hedhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak”, ka shkruar Muhaxheri ndër të tjera në Facebook.

Sipas të parit të Pejës, në këtë mënyrë ndoshta qytetarët do të kenë më shumë kujdes nga frika e turpërimit, e më pastaj edhe gjobitjes.

“Kjo dukuri është tepër shqetësuese”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin