image Kryetari i Parlamentit Evropian Sasoli nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Integrimi në BE/ Kryetari i Parlamentit Evropian Sasoli nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut

news image

Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian, David Sasoli nesër do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Para vizitës së tij në vend, ai ka deklaruar se bllokada e bisedimeve në BE e sensibilizoi opinionin evropian për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Konsideron se vetoja franceze në samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugë që do të tejkalohet në muajt e ardhshëm.

“Vendosa që vizita e parë jashtë BE-së të jetë në Maqedoninë e Veriut, e më pas në Shqipëri. Për shkak se besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtare të BE-së dhe ne duhet ta pranojmë këtë dhe t’u ndihmojmë në rrugën e tyre drejt suksesit. Nuk do të heqim dorë. Gjëja më e mirë, përveç asaj që ka pauzë të vogël në procedurat tani është se qeveritë, parlamentet dhe opinioni publik në BE mbështet hapjen e bisedimeve aderuese me këto vende. Kjo është e saktë edhe në veri, edhe në jug, edhe në lindje, edhe në perëndim dhe BE.” ka thënë Sasoli në një intervistë për MEDIAL-m.

“Sikurse në çdo proces demokratik, kuptohet, duhet doemos të arrijmë vendim me konsensus. Kishte kundërshtime minore në këtë rast, por besoj se shumë shpejtë do të mund ta tejkalojmë këtë pengesë. Maqedonia e Veriut dhe populli i saj u nisën në rrugën drejt reformave shumë të rëndësishme dhe këtë e kanë bërë për shkak se besonin se kjo do t’i hapë dyert për anëtarësim. Ne i vlerësojmë këtë rezultatet si tejet pozitive. Kjo është e vërtetë edhe në Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian, por edhe në pjesën dërmuese të qeverive të vendeve anëtare. Kemi fatin e përbashkët”, thotë Sasoli.

Sasoli thekson se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishme, si dhe Samiti në Zagreb.

“Mendoj se duhet të mbërrijmë në samitin në Zagreb me konsensus të palës evropiane. Atë që do ta bëjë Komisioni i ri Evropian do të jetë vendimtare. Besojmë se Komisioni i ri do të ndjekë rrugën e njëjtë si edhe Komisioni i Junkerit, se do të vazhdojë me këto përpjekje dhe do t’i transformojë në diçka solide. Nuk humbim kohë dhe gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të jenë të humbur. Kjo gjithashtu do të jetë mundësi për të theksuar vendosmërinë tonë. Ka vetëm një pauzë në një rrugë të gjatë, por fjala e fundit ende nuk është thënë. Një gjë tjetër që për ne është mbresëlënëse është toni i debatit publik në Maqedoninë e Veriut; kuptohet se njerëzit janë të dëshpëruar, kjo është e natyrshme, por ka sinjal të fuqishëm të shpresës, kjo është shumë pozitive dhe duhet doemos të ndërtojmë mbi këtë”, thotë Sasoli.

Kryetari i ri i Parlamentit Evropian përkujton se ka pasur një varg kërkesash nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe shton se tani duhet doemos t’u japim sinjal se janë në rrugë të drejtë dhe ata të vazhdojnë me përpjekjet.

Sipas Sasolit, Maqedonia e Veriut tregoi interes edhe për çështje të tjera si për shembull sistemi euroatlantik i mbrojtjes, që për mua është me të vërtetë dëshmi se kanë vullnet për t’iu afruar familjes evropiane. /Gazeta Sinjali/