Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka kritikuar me fjalë të ashpëra kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe qeverinë e tij duke e quajtur të pashpresë e zhgënjimtare.
Gucati në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se “Kosova nuk ka nevojë për pushtetar euforik, karrjerist, mburracak, por për njerëz që punojnë natë e ditë për ta ndërtuar, forcuar e jetësuar shtetin e Kosovës. Shteti diktatorial që e ka marrë për model Albin Kurti dhe qeveria e tij, është i pa jetë, sepse qeveritë diktatoriale kanë përfunduar”.
Tutje, ai ka shtuar se Kurti ishte kundër planit të Ahtisaarit sepse e proklamonte një shtet me pavarësi të plotë, ndërsa tani në pozitë i është nënshtruar pushtetit.
“Ishte kundër planit të Ahtisaarit sepse e proklamonte një shtet me pavarësi të plotë dhe të barabartë me shtetet normale. Me ardhjen e tij në pushtet, humbi bashkimi kombëtar, hymni kombëtar, premtimet më të cilat erdhi në pushtet. Nuk e kemi pritur që nga Albini i dikurshëm, i projekteve të mëdha, ta kemi një Albin të nënshtruar para pushtetit si pushtetar e kryeministër”, ka shkruar ndër të tjera Gucati./GazetaSinjali/