image Kryetari i Odës Ekonomike - politikanëve: Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?

Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike – politikanëve: Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas organizimit të tubimeve parazgjedhore nga partitë politike në të gjitha qytetet e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Rukiqit, këto tubime i bëjnë të pavlera masat antiCOVID.

“Tubimet e fundit elektorale, me dhjetëra persona në hapësira të mbyllura, i bëjnë të pavlera, të gjitha masat kufizuese, për parandalimin e pandemisë. Si mund të arsyetohet, tash e tutje, ndalesa për organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve? Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?? Politikanët dhe qytetarët e tjerë janë të barabartë para ligjit”, ka shkruar ndër të tjera Rukiqi në Facebook.

Ai thotë se është hipokrizi e llojit të vet, që “të njëjtit që premtojnë sundim të ligjit, të vazhdojnë natën dhe ditën ta shkelin ligjin”.

Për këto tubime ka reaguar pak më parë edhe Shoqata e Gastronomëve. Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar që të mos paguhet më asnjë dënim në emër të shkeljes së masave antiCOVID./Gazeta Sinjali/