image Kryetari i Odës Ekonomike kundër masave të reja antiCOVID-19: Të gjithë do të udhëtojnë për Shqipëri

Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike kundër masave të reja antiCOVID-19: Të gjithë do të udhëtojnë për Shqipëri

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe Komiteti për koordinim dhe vlerësimin e situatës me COVID-19 kanë mbajtur takim për ta analizuar situatën epidemiologjike në vend.

Një ndër masat e ndërmarra është ndalimi i veprimtarisë të të gjitha subjekteve afariste dhe rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e Premte) deri më datë: 09/11/2020 (e Hënë) në orën 05:00.

Kundër këtyre masave ka dalur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Rukiqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se këto masa pa ligj për rimëkëmbjen ekonomike e çojnë vendin drejtë kolapsit.

“Me çfarë baze propozohet mbyllja gati totale e vendit për tëre fundjavën, e kufijtë të mbesin të hapur??? Dmth, efekti i vetëm i këtyre masave, nëse të njëjtat miratohen apo janë miratuar tashmë, është dyndja e qytetareve dhe rritja e konsumit ne Shqipëri, Maqedoni, Turqi, etj. E ri përsëris: Çdo mbyllje, pa masa përkrahëse për biznesin, pa ligj për rimëkëmbjen po na dërgon drejt kolapsit” përfundon shkrimi i tij./Gazeta Sinjali/