image Kryetari i Obiliqit infektohet me COVID-19

Sociale

Kryetari i Obiliqit infektohet me COVID-19

news image

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është infektuar me COVID-19.

Gashi ka bërë të ditur se ka dal pozitiv me COVID-19, ndërsa thotë se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe po qëndron në vetizolim.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar stafin mjekësor të QKMF-së, në Obiliq, për shërbimet dhe kujdesin gjatë trajtimit në ambulantën antiCOVID.

Shkrimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv.

Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19.

Falënderoj stafin mjekësor të QKMF-së, në Obiliq, për shërbimet dhe kujdesin gjatë trajtimit në ambulantën antiCovid-19.

Përkushtimi dhe puna në shërbim të qytetarëve po vazhdon me intensitetin e njëjtë ndërsa unë do të punoj nga shtëpia deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore.

Meqë përhapja e këtij virusi ka filluar të shënojë ngritje,kërkoj që të respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore!

/GazetaSinjali/