image Kryetari i Novobërdës dënohet me 5 muaj burg për keqpërdorim pozite

Kosovë

Gjykata/ Kryetari i Novobërdës dënohet me 5 muaj burg për keqpërdorim pozite

news image

Kryetari i Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, është shpallur fajtor me 5 muaj burg nga Gjykata Themelore në Gjilan për keqpërdorim detyre, pasi i njejti i kishte shkaktuar dëme materiale komunës me vlerë  12 mijë e 500 euro.

Ivanoviq nuk do ta mbajë burgun për shkak se ka zëvendësuar me gjobë, në shumë prej 3 mijë eurosh.

Nga kryetari i trupit gjykues, Naser Maliqi, Ivanoviq duhet të paguajë gjobën brenda 15 ditësh pas aktgjykimit./ Gazeta Sinjali/