image Kryetari i Mariupolit: Rusia po bombardon pa pushim zonat e banuara, dhjetëra civilë të vrarë

Botë

Kryetari i Mariupolit: Rusia po bombardon pa pushim zonat e banuara, dhjetëra civilë të vrarë

news image

Kryetari i qytetit juglindor ukrainas, Mariupol, thotë se dhjetëra civilë janë vrarë gjatë 14 orëve të fundit në granatimet e pamëshirshme të zonave të banuara nga forcat ruse.

Vadym Boychenko i tha kanalit televiziv ukrainas 1+1 se trupat e Moskës kanë ndaluar gjithashtu evakuimet e civilëve nga qyteti port, duke penguar mijëra të ikin nga beteja.

Ka pasur shkatërrim kolosal të infrastrukturës së banimit, ka shumë të plagosur dhe fatkeqësisht shumë civilë të vdekur, gra, fëmijë, të moshuar,” tha Boychenko. “Një gjenocid në shkallë të plotë të popullit ukrainas është duke u zhvilluar”.

“Duhet të kuptoni se forcat pushtuese të Federatës Ruse kanë bërë gjithçka për të ndaluar daljen e civilëve nga qyteti ynë gjysmë milioni banorë. Lidhja jonë hekurudhore është ndërprerë – ata madje shkuan në stacionin hekurudhor dhe qëlluan në lokomotivat tona me naftë në mënyrë që njerëzit të mos mund të evakuohen. Pra, misioni i tyre është të na shkatërrojnë, ata nuk kanë ndërmend të ndihmojnë civilët”, ka thënë Vadym Boychenko.

Qyteti i Mariupol ndodhet në një vend strategjik, duke ndarë forcat ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë nga trupat separatiste në Ukrainën lindore.

/GazetaSinjali/