image Kryetari i Malishevës: Më shumë na kanë ndihmuar donatorët sesa shteti

Kosovë

Kryetari i Malishevës: Më shumë na kanë ndihmuar donatorët sesa shteti

news image

Kryetari i Malishevës, Ragib Begaj në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se ndihma nga qeveria nuk është e mjaftueshme. Ai ka thekur se më shumë kanë pranuar ndihma nga donatorët se sa nga qeveria.

Begaj ka thënë se Qeveria Kurti nuk është interesuar për Malishevën.

“Data e fundit ka qenë data 27 e muajit të kaluar. Jo nuk janë kanë të mjaftueshme, hajgare kanë ba me neve, por ndoshta nuk kanë mund edhe ata, por bashkë hiq nuk ua ka ni për Malishevën”, ka thënë Ragib Begaj për Gazetën Sinjali.

Begaj ka thënë se 1 mijë maska sa i ka sjellë Ministria po aq ua ka dhuruar Labi.

“Jemi duke u ballafaquar, na kanë dhanë edhe donatorët, sepse ishim mbet keq. Më shumë na kanë ndihmuar donatorët se sa shteti, 1 mije maska i ka pru Mistria, 1 mijë maska i ka pru Labi, lerë më tjerët çka kanë pru”, ka shtuar ai më tej.

I pari i Malishevës ka theksuar se disa herë ju ka bërë apel Ministrisë dhe Qeverisë Kurti që të kenë më shumë kujdes për Malishevën, pasi ka numrin më të madh të infektuarve.

“41 janë të infektuar në Komunën e  Malishevës, për këtë ju kam kërkuar nivelit qendror rritni gati Malishevës, rrini gati Malishevës se kemi raste më të shumta, s’ju ka bërë shumë përshtypje ajo punë. Kryeministri Kurti tha do të kemi Malishevën parasysh veçanërisht, tjetër sen ma nuk tha”.

Sipas tij, gjendja e personave të infektuar me koronavirus është e mirë, por numri i të infektuarve është rritur.

“Të infektuarit janë të qetë, gjendja e tyre është e mirë, por me gjithë atë numri i të infektuarve është rritë”.

Deri më tani në Kosovë janë 140 persona të infektuar me koronavirus. /Gazeta Sinjali/