image Kryetari i Malishevës i ngushëllon familjet e dy të vdekurve që humbën jetën në aksidentin e sotëm

Sociale

Kryetari i Malishevës i ngushëllon familjet e dy të vdekurve që humbën jetën në aksidentin e sotëm

news image

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve në aksidentin e trafikut, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, afër fshatit Drenoc, ku kanë humbur jetën dy persona.

“Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllime për familjarët e juaj, që sot tragjikisht, në një aksident trafiku, kanë humbur jetën”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se “Kjo është humbje për të gjithë ne, andaj ju familjarë bëhuni të fortë dhe kalojeni sa më lehtë këtë dhimbje”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e kryetarit Kastrati, drejtuar familjarëve”.

/GazetaSinjali/