image Dalin pamjet nga aksidenti i tmerrshëm në Malishevë ku humbën jetën dy persona – VIDEO

Siguri

Dalin pamjet nga aksidenti i tmerrshëm në Malishevë ku humbën jetën dy persona – VIDEO

news image

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Drenoc të Malishevës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se të dy ngasësit e veturave, kanë vdekur në aksident.

Graishta tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe detajet tjera do t’i bëjnë të ditura pak më vonë.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa shihen të dy veturat e përfshira në aksident në gjendje të tmerrshme.

/GazetaSinjali/