image Kryetari i Malishevës: Bilanci i të prekurve me koronavirusi është 66, kërkoj vëmendjen e qeverisë

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i Malishevës: Bilanci i të prekurve me koronavirusi është 66, kërkoj vëmendjen e qeverisë

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin Arben Vitiam kanë vizituar sot Malishevën, ku janë pritur nga kryetari i komunës, Ragip Begaj.

Fillimisht kryetari Begaj, e ka njoftuar kryeministrin me situatën në Malishevë, ku bilanci i të prekurve me Covid-19, është 66 persona, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë dje. Më pas Begaj e ka njoftuar me zbatimin e vendimeve të qeverisë, për urdhëresën për masat shtesë për kufizim të veprimtarive të bizneseve, si dhe me menaxhimin e situatës në përgjithësi.

“Jemi duke i zbatuar vendimet e nivelit qendror në përpikëri, por Malisheva i ka specifikat e saj dhe për këtë ju kemi paralajmëruar në fillim”, tha Begaj dhe kërkoi vëmendje më të madhe nga ana e qeverisë për Malishevën, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve. Kryetari Begaj, ika njoftuar në detaje për zbatimin e masave apo vendimeve të Qeverisë.

Kryeministri Kurti, shprehi keqardhje për rastin e mbrëmshëm dhe i shprehi ngushëllime familjes, ndërsa e përgëzoi Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për zbatimin e masave qeveritare, si dhe e përgëzoi më urdhëresën për masat shtesë të kufizimit.

“Ka nevojë për masa shtesë dhe kërkoj që Komuna dhe Ministria e Shëndetësisë të vendosin edhe për masa tjera shtesë të kufizimit të lëvizjes dhe për masat tjera parandaluese”, tha kryeministri Kurti, i cili edhe njëherë ju thirrje të gjithë qytetarëve, të Malishevës dhe të Kosovës, që ti zbatojnë masat dhe këshillat e institucioneve shëndetësore, për mbajtje të distancës, higjienë, për të mos lëvizur pa nevojë dhe të dalin vetëm nga një person për furnizime. Kryeministri Kurti, premtoi përkrahje më të madhe për Malishevën, në fushën e furnizimeve në të gjitha sektorët.

Edhe ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në javët e para kanë pasur probleme me furnizime, por tani janë stabilizuar dhe Malishevës nuk do ti mungoj asgjë, sa i përket furnizimeve me mjete mbrojtëse për sektorin e shëndetësisë.

“Malisheva është në top prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha veprimet do të koordinohen me komunën për marrjen e masave shtesë, përfshi edhe zvogëlimin e lëvizjes”, tha ministri Vitia.

Ai gjithashtu bëri thirrje dhe lutje për qytetarët në tërë vendin, që ti zbatojnë këshillat për kujdes, pasi kjo është arma e vetme e luftimit të COVID-19.

“Virusi është i paparashikueshëm, prandaj kujdesi dhe mbajtja e distancës, është e vetmja mënyrë për ta luftuar”, tha Vitia./GazetaSinjali/