image Kryetari i komunës jep detaje për viktimën e parë nga koronavirusi në Kamenicë

Shëndetësi

Kryetari i komunës jep detaje për viktimën e parë nga koronavirusi në Kamenicë

news image

Një 64 vjeçar nga komuna e Kamenicës ka vdekur ditën e sotme si pasojë e virusit korona. Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se i ndjeri përveç infektimit me koronavirus ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa ka thënë se gjendja me COVID-19 në komunën që drejton është në kontroll dhe menaxhueshme.

“Po ka pasur probleme shoqëruese tjera dhe para se të diagnostifikohej me COVID-19”, tha ai.

Krahas kësaj, Kastrati bëri thirrje për respektim të masave preventive në parandalim të pandemisë.

“Numrat dhe nevojat janë të përballueshme, po uroj që të vazhdojë kështu dhe të zvogëlohet numri…për momentin gjendja është e menaxhushme dhe në kontroll”, u shpreh ai.

Sa i përket shëndetit personal, Kastrati thotë se tashmë e ka tejkaluar virusin Covid 19./Gazeta Sinjali/