image Kryetari i KOK-ut Krasniqi: Historia e sportit tonë është shkruar me shkronja të arta falë Majlinda Kelmendit

Sporte Luftarake

Kryetari i KOK-ut Krasniqi: Historia e sportit tonë është shkruar me shkronja të arta falë Majlinda Kelmendit

news image

Majlinda Kelmendi është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Xhudistja kosovare ka pësuar humbje në raundin e parë nga Reka Pupp.

Majlinda nuk arriti të përsëris suksesin e Olimpiadës së vitit 2016 kur pati fituar medaljen e artë në “Rio de Janeiro”.

Pas eliminimit shumë figura të sportit e kanë lavdëruar Kelmendin që përkundër humbjes tashmë ka shkruar historinë e saj në librat e sportit kosovar me sukseset e kaluara.

Sipas kryetarit të Komiteti Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi, Historia e sportit në vendin tonë është shkruar me shkronja të arta falë Majlindës.

“Majlinda ka fituar gjithçka që fitohet në karrierën e një sportisteje. Kosova në dekadën e fundit është promovuar me të arriturat e Majlindës, e veçanërisht me debutimin e artë të vendit tonë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Kosovës do t’i vijnë edhe shumë medalje të arta nga piedestali më i lartë sportiv në botë, por e arta e Kelmendit do të jetë përherë në zemrat tona”.

“Bagazhi i madh i medaljeve në karrierën e suksesshme, nuk duhet ta mërzisin krenarinë tonë, e cila është dhe do të mbetet përherë inspirim për sportistët e tjerë, të cilët do të vazhdojnë me medalje olimpike, siç bëri edhe dje e arta Distria Krasniqi”

“Kokën lartë heroina e vendit tonë!”, shkroi Krasniqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali Sporti/