image Kryetari i Klinës thotë se u nevojitet ushqim dhe mjete mbrojtëse për ta luftuar koronavirusin

Kosovë

Kryetari i Klinës thotë se u nevojitet ushqim dhe mjete mbrojtëse për ta luftuar koronavirusin

news image

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj njofton se nuk kanë pajisje të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Elezaj tha se u nevojitet ushqim dhe rroba mbrojtëse si dhe dezinfektues, pasi nuk kanë mjaftueshëm.

I pari i Klinës konfirmon se kanë pranuar doreza dhe maska nga Ministria e  Shëndetësisë, por jo edhe rroba mbrojtëse.

“Po kanë ardhur ndihma, doreza, maska mbrojtëse, por kemi nevojë për rroba mbrojtëse komplet për puntorët shëndetësor, ndërsa një kontingjent ka ardhur për policinë, për stafin shëndetësor, maska dhe doreza, por jo edhe rroba mbrojtëse”, ka thënë Zenun Elezaj për Gazetën Sinjali.

Ai ka thënë për Gazetën Sinjali se janë duke shqyrtuar mundësin që ta lejojnë ndonjë qebaptore që t’i shërbejë qytetarët me ushqim, por jo edhe për të qëndruar në të. Ai ka thënë se për këtë vendim do të konsultohen me institucionet përkatëse.

“Po kemi nevojë për ushqim dhe dezinfektues, tani në formë të koordinuar përmes institucioneve që janë përgjegjëse keni nevojë. Kemi bërë kërkesë edhe ne jemi duke u mundu që të sigurojmë. Do të shohim ta lejojmë që të punoj ndonjë qebaptore që t’i shërbej me ushqim, jo të qëndrojnë aty qytetarët, vetëm të shërbehen”, ka thënë ai.

Elezaj ka treguar se nuk kanë dezinfektues të mjaftueshëm për ta bërë dezinfektimin e objekteve, por për këtë e ka kërkuar ndihmën e kompanive të Klinës si dhe sipas tij ka bërë kërkesë edhe në qeveri që t’i furnizoj.

“Nuk ka dezinfektues, po gjindemi si po mundemi në forma tona, po presim që kompanitë e Klinës të na sigurojnë dezinfektues”, ka thënë ai.

Para dy ditësh, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat e Klinës dhe Vitisë, pasi janë identifikuar persona të prekur nga koronavirusi.  /Gazeta Sinjali/