image Kryetari i Kievit i shqetësuar për sulmin e mundshëm kimik ose biologjik rus në Ukrainë

Botë

Kryetari i Kievit i shqetësuar për sulmin e mundshëm kimik ose biologjik rus në Ukrainë

news image

Kryetari i bashkisë së Kievit thotë se është i shqetësuar për sulmin e mundshëm kimik ose biologjik rus në Ukrainë.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha sot se ai është i shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia në Ukrainë, teksa kryen një pushtim të paprovokuar të vendit, shkruan CNN.

Po, sigurisht, ne jemi të shqetësuar. Sigurisht, ata mund t’i përdorin tani, që nga fillimi Putini tha se është vetëm luftë kundër forcave ushtarake“, i tha Klitschko, Dana Bash të CNN në “State of the Union” kur u pyet nëse ai ishte i shqetësuar për mundësinë e Presidentit rus, Vladimir Putin, që t’i përdor armët e tilla në Ukrainë.


Tani për tani, ne shohim mijëra civilë dhe gjithashtu fëmijë të vdesin“, tha ai.

Ndërsa SHBA deri më tani nuk ka paraqitur asnjë provë se Rusia ka në plan të përdorë armë kimike në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sekretarja e shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se armët mund të përdoren në konflikt.

Të premten, presidenti Joe Biden i tha CNN se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse ata përdorin armë kimike në Ukrainë, një paralajmërim që erdhi pasi ai njoftoi më tej lëvizjet ekonomike kundër Rusisë.

/GazetaSinjali/