Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka folur lidhur me procesin e Vettingut që pritet t’i nënshtrohen si sistemi gjyqësor ashtu edhe prokuroria, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk vinë në shprehje ndryshimet kushtetuese që të ketë Vetting në sistemin e drejtësisë”, është shprehur ai.
“Vetë gjyqësori është i rezervuar nga komentimi i çështjeve në gjyqësor. E kemi thënë edhe më përpara në secilin variant për Vetting të jashtëm në gjyqësor, se përgjigja është “Jo”. Kemi thënë dhe kjo do të qëndrojë. Kjo s’mund të bëhet as me ndryshime ligjore as me ndryshime kushtetuese”, është shprehur Zogaj.
Zogaj ka theksuar se Vettingun në drejtësi nuk e lejon as Kushtetuta.
“Besojmë në Kushtetutën e vendit. Vettingu nuk do të ndodhë me asnjërin variant. Janë garancione kushtetuese që e obligojnë qeverinë, kuvendin, presidenten dhe të gjithë. Gjyqësori është pjesa më e rëndësishme për sigurinë e rendit juridik. Nuk vinë në shprehje ndryshimet kushtetuese. Kushtetuta nuk lejon as të diskutohet për gjyqësorin”, tha ai në Klan Kosova.