image Kryetari i Junikut takohet me ministrin Peci, dakordohen për intensifikim të bashkëpunimit

Politikë

Kryetari i Junikut takohet me ministrin Peci, dakordohen për intensifikim të bashkëpunimit

news image

Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, sot është takuar me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, Shehu ka njoftuar se me ministrin Peci janë dakorduar për ta intensifikuar bashkëpunimin mes tyre.

“Bujqësia në Junik është një nga potencialet kryesore që kemi. Prandaj do të punojmë ngushtë jo vetëm me qeverinë por edhe me partnerët ndërkombëtarë si dhe investitorët strategjikë, për të zhvilluar më tutje këtë potencial që kemi”, ka shkruar Shehu.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Sot jemi takuar me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci.

Ministri Peci gjatë qëndrimit të tij në Junik ka konfirmuar potencialin e madh bujqësor që ekziston në Komunën e Junikut. Rrjedhimisht jemi dakorduar për intensifikimin e bashkëpunimit tonë për të mirën e të gjithë qytetarëve junikas.

Bujqësia në Junik është një nga potencialet kryesore që kemi. Prandaj do të punojmë ngushtë jo vetëm me qeverinë por edhe me partnerët ndërkombëtarë si dhe investitorët strategjikë, për të zhvilluar më tutje këtë potencial që kemi.

/GazetaSinjali/